Një militant i VV’së i gëzohet sulmit barbar ndaj Valon Sylës

- in Lajme

Një militant i Vetëvendosjes të Albin Kurtit, Çlirim Gërbeshi, si duket e ka mbështetur sulmin fizik ndaj gazetari Valon Syla, shkruan Gazeta Metro.


Gërbeshi i cili është sekretar organizativ i rinise së VV në qendër të Prishtinës, si duket e ka mbështetur sulmin ndaj Sylës, madje duke i thënë gazetarit që është bërë si thes boksi.

Ky barabar i VV’së duket se nuk e dinë as çfarë është fjala e lirë dhe as çfarë është demokracia. Pasi sonte është sulmuar fjala e lirë dhe demokracia.

Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla.

Ai është sulmuar nga tre persona ku edhe ka marrë lëndime të lehta. /gazetametro.net