Një i vdekur dhe 918 raste të reja me coronavirus

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 918 raste të reja me coronavirus, dhe një rast i vdekjes.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,557 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.90%.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 9,926

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës. /Telegrafi/