Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Po ashtu nga kjo Ministri bëhet e ditur se nga 1 mijë e 237 testime të bëra, 303 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 30 raste aktive.