Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe për një të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë njofton për 1390 të infektuar në 24 orët e fundit.
Dje janë shëruar 871 persona, ndërkaq janë dhënë 218 doza të vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, numri i rasteve aktive ka shkuar në 9.230.
