Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Prishtinë, policia në kërkim edhe të personit të dytë

- in Lajme

Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur më 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin E. H., mashkull, 20-vjeç, shtetas i Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë A. K., mashkull, 19- vjeç, shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është në arrati dhe të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje./KP