Një burrë në Çagllavicë është gjetur i shtrirë në një market gjatë ditës së djeshme.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion
“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport./FrontOnline