Nisin negociatat Rusi-Ukrainë

- in Rajoni dhe Bota

Këshilltari presidencial i Ukrainës, ka deklaruar se bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe atyre ukrainas tashmë veç se kanë filluar.

Ukraina shpreson se bisedimet mund të përfundojnë me një armëpushim, raporton Sky News, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ekspertët besojnë se Rusia po bën kërkesa të paarsyeshme që do të jenë pothuajse të pamundura për t’u përmbushur.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku sot pritet të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë.

Në postimin e bërë në Twitter, shihet një tavolinë e gjatë dhe flamujt në krye.

“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, njoftoi ministria. /Lajmi.net/