Në hapësirën përpara hotel “Grandit” në Prishtinë janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja në kundërshtim të Gjykatës Speciale.
Në protestë po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kjo protestë ka ardhur pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim./Express/
