Nis prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit

- in Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur të shtunën se ka filluar prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit.

Kompania ka rekomanduar konsumatorët që të mos e përdorin aktualisht për pije ujin nga ujësjellësi, duke pasur parasysh se rrjeti ka qenë i zbrazur.

“Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën herët në mëngjes. Momentalisht jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar. Duke pasur parasysh se rrjeti i ujësjellësit ka qenë i zbrazur, rekomandohet që uji mos të përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera shtëpiake. Për zhvillime tjera do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/