Nipi i Jakup Krasniqit largohet nga puna në Ministri, Lladrovci e emëron drejtor në Drenas

- in Lajme

Ramiz Lladrovci e ka emëruar drejtor komunal Arian Krasniqin, nipin e Jakup Krasniqit, të larguar nga puna si shërbyes civil në Ministrinë e Tregtisë.

Lajmin e bëri të ditur Arian Krasniqi në një njoftim në rrjetet sociale të martën.

Ai tha se posa e pranoi vendimin e largimit nga puna në MINT, në të njëjtën ditë e pranoi një telefonatë nga kryetari i Komunës së Drenasit.

“Telefonata me mesazhin ‘nuk je vetëm’ e mundi vendimin joligjor. Posa e pranova vendimin joligjor të largimit nga puna (Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë), pranova telefonatën nga kryetari Lladrovci se jam emëruar drejtor në Komunën e Drenasit”, tha Krasniqi.

“Telefonata nga kryetari Lladrovci, i cili kishte dëgjuar për largimin tim nga Ministria, më riktheu optimizmin me një fjali: ‘Arian, nuk je vetëm, eja filloja punës në komunën e Drenasit’”, tha ai.

/Demokracia