Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një fëmijë rreth 6 muajsh është gjetur pa shenja jete në një shtëpi.
Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje se si ndodhi kjo ngjarje e trishtë.
Rreth orës 17:46, Policia fillimisht ka njoftuar se është gjetur një foshnje pa shenja jete në këtë lagje.
Më të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca dhe dy njësi tjera policore.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku nga ekipi i Emergjencës, posa ka dalë vendngjarje.
Sipas burimeve të Sinjalit, nëna e foshnjës nuk ka qenë në gjendje të jap asnjë informacion për shkak të gjendjes shëndetësore- emocionale.
Nga ajo që dihet deri më tani është se fëmija është gjetur në shtëpi dhe i njëjti nuk vërehet se ka shenja të dhunës.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson se është informuar prokurori dhe kanë nisur hetimet.
/GazetaSinjali/