Gazeta Sinjali para pak minutave raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vajza që u gjet e vdekur është Eni Grezda.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetim mbi vdekjen dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.
Ndryshe, Sinjali mëson se ka qenë nëna e 25-vjeçares ajo e cila ka bërë thirrje për ndihmë fillimisht te ekipi mjekësor i Emergjencës./Sinjali