Takimi në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe dy emisarëve të BE-së dhe SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, tashmë ka përfunduar.
Pas këtij takimi, ata janë nisur që të takohen edhe me liderët e partive opozitare, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.
Në zyrën e BE-së në Prishtinë tashmë kanë arritur liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.