Qytetarët e vendit tonë kanë marrë lajm të keq.
Nga janari i vitit 2023 qytetarët e Kosovës do të paguajnë për përdorimin e qeseve të plastikës.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha në Ditën Botërore të Mjedisit e cila të dielën u shënua edhe në Kosovë, njofton Tëvë1.
Sipas saj, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve problem është edhe menaxhimi.
Sipas anëtares së ekipit të KSDV-së, Fatbardha Restelica, Kosova nuk ka përparime të kënaqshme.
E për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, po ngritët vetëdijesimi i fëmijëve përmes pikturës. Ndërkohë në kuadër të javës së ndërgjegjësimit të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet rëndësisë së mjedisit të pastër. /orainfo/