Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.
Peshqirët
Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.
Robe de chambre
Një tjetër këshillë ironike: Largoni robe de chambe-n. Rrobat e lagura mbajnë baktere dhe lagështira u jep atyre aromë të pakëndshme.
Bizhuteri
Jo më kot, bizhuteritë katë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike.
Furçat e dhëmbëve
Të gjitha thashethemet që keni dëgjuar janë të vërteta. Po, furçat nuk duhet të mbahen në banjë. Një studim i Universitetit të Manchester-it në 2012-n gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme. Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap).
Produket e make up-it
Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.
Parfumet
Temperaturat e ngrohta ndikojnë negativisht në përbërjen e parfumeve duke transformuar aromën e tyre.
Pajisjet elektronike
Sa dëshirë keni të dëgjoni muzikë teksa bëni dush? Shumë. Mirëpo një gjë e tillë shkakton dëme serioze tek telefoni. Nëse e keni të pamundur të bëni dush pa muzikë, atëherë sigurohuni që të merrni pajisje të padepërtueshme nga uji./RTK