Nesër, më datë 26 maj do t’i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, gruas e cila ditë më parë u privua nga jeta nga burri i saj në Aachen të Gjermanisë.
Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar për detajet e ceremonisë mortore.
E ndjera do të varroset nesër në varrezat e fshatit Zasellë, në ora 14:00.

Besmir Ademi nga Komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka.
Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.