Nëse ju kafshoheni nga qeni në rrugë, në këto komuna paguheni deri në 2200 euro dëmshpërblim!

- in Kuriozitete

Të paktë janë ata që e dinë se në rast se pësoni dëmtime në automjet derisa vozisni, respektivisht nëse vetura juaj bie në një gropë apo në puseta, ju mund të kërkoni kompensim nga komuna dhe ta realizoni transmeton Dielli.info

Se a është ky fakt edhe tek ne nuk dihet, por në shtetet fqinje me Kosovën, ky rregull është i zbatueshëm dhe jo vetëm për dëmtimin e veturave.

Po ashtu, nëse ndodh sulmi i qenve endacakë në rrugë dhe ju me këtë rast pësoni kafshime nga qentë endacakë, komuna është e obliguar që të bëjë kompensimin. Si shembull, në fqinjin verior, Serbinë, në rast se kafshoheni nga qeni, ju mund të merrni kompensim në të holla në vlerë deri në 2200 euro transmeton dielli.info

Përveç kësaj, në rast të dëmtimeve të veturës në gropa apo nëse bini në ndonjë pusetë, përveç dëmit për automjet, ju mund të merrni edhe kompensim për lëndime të mundshme që keni mundur të pësoni. Dhe shuma e kompensimit varet nga niveli i dëmit që keni pësuar në automjet, apo lëndimet që keni marrë.

Dhe për të pasur të drejtën e kompensimit, ajo që ju nevojitet është raporti i policisë, pra pas pësimit të dëmit, duhet të lajmërohet policia e cila realizon një raport të rastit dhe pastaj mund të bëhet kompensimi.

Në Serbi kompensimin për dëmet në automjete e bëjnë kompanitë e sigurimit, të cilat kanë marrëveshje me kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve, derisa kompensimin për lëndimet e pësuara nga kafshimit, e bën komuna, pasi ajo është përgjegjëse për menaxhimin e qenve endacakë.