Një vakt që është shumë i rëndësishëm kur doni të hani shëndetshëm dhe të humbni peshë është mëngjesi. Por është e rëndësishme që të hani ushqimet që duhen. Më poshtë, janë disa ushqime që mund të hani për mëngjes, të cilërt janë aleatë të shkëlqyer në humbjen e peshës.
Vezët
Vezët janë të pasura me proteina dhe është vërtetuar se rrisin ndjenjën e ngopjes dhe reduktojnë marrjen e ushqimit më vonë gjatë ditës.
Kosi
Kosi është një ushqim i pasur me proteina, i lidhur gjithashtu me reduktimin e urisë dhe reduktimin e marrjes së ushqimit.
Manaferrat
Manaferrat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra. Studimet kanë treguar se ngrënia e tyre mund të ndihmojë në uljen e marrjes së kalorive dhe humbjen e peshës.
Grejpfrut
Grejpfruti është një ushqim me pak kalori i pasur me ujë dhe fibra. Studimet kanë treguar se ndihmon në procesin e humbjes së peshës, dhe grejpfruti i freskët është një shtesë e shkëlqyer për smoothie-t dhe sallatat e frutave.
Kafe
Kafeja përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrat, dhe konsumimi afatgjatë i kafesë ndihmon në kontrollin e peshës. Gjithsesi kujdes mos e teproni me sheqerin dhe qumështin.
Kivi
Kivi është një tjetër frut i pasur me fibra, falë të cilave ul oreksin dhe përshpejton rënien në peshë. Ky frut jeshil vepron edhe si një laksativ natyral.
Çaji jeshil
Çaji jeshil dhe përbërësit e tij ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe kalorive, gjë që ndihmon në humbjen e peshës. Ka disa mënyra për të shijuar çajin jeshil – mund të shtoni limon të shtrydhur, pak mjaltë, xhenxhefil, nenexhik.
Farat Chia
Farat e vogla por të fuqishme Chia janë një shtesë e shkëlqyer për mëngjes. Ato janë të pasura me fibra dhe proteina, dhe mund t’i shtoni në çaj, tërshërë, smoothie… Hulumtimet kanë treguar se shtimi i farave chia në mëngjes ndihmon për të humbur peshë.
Farat e lirit
Farat e lirit janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat rritin ndjenjën e ngopjes dhe reduktojnë oreksin. Mund t’i shtoni mbi drithëra, t’i përdorni për smoothiet ose t’i përzieni me ujë për të rritur marrjen e fibrave.