Nëse e shihni këtë person lajmrone menjëhere policinë. Ja për çfarë vepra kërkohet

- in Lajme

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit, Naser Demiri, i cili dyshohet për veprën “Aksident trafiku me fatalitet”.

Përmes kësaj kërkese për bashkëpunim, Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) – 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan.

/GazetaSinjali/