Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për korridorin e qiellit të hapur

- in Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ai në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, raporton Gazeta Sinjali.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Ndryshe, shefi i Qeverisë malazeze po qëndron në një vizitë treditore në Kosovë, ku po zhvillon takime me liderë institucionalë.

Ai më parë është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku u nderua me ‘Çelësin e Kryeqytetit’, teksa më vonë do të takojë liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, e po ashtu edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/