Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht. Ai këtë e quajti veprim të papranueshëm dhe i jashtëligjshëm.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Zogaj veprimin e Qeverisë e ka cilësuar si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”.
“Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per komunën e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, si rezultat i grevave në institucionet publike, Ministria e Financave ka vendosur të mërkurën që të mos i ekzekutojë pagat si tërësi për mësimdhënësit dhe Komunat.
Shumica e Komunave nuk i kanë dorëzuar listat e grevistëve.