Nëna sulmohet nga djali i vet dhe nusja

- in Lajme

Një grua ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij.

Sipas njoftimit, viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar “Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KP