Nëna rrah fëmijën në Podujevë, dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK

- in Lajme

Të mërkurën një nënë në Podujevë rrahu fëmijën e saj në Podujevë. Pas rrahjes që iu bë nga e ëma, fëmija u dërgua për tretman mjekësor, fillimisht në emergjencën e Podujevës e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njofton për tretman mjekësor u dërgua nga babai i saj.

Ndërkohë që me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./KosovaPress