Barcelona dhe Real Madridi kanë vetëm nga dy pikë me pak se Atletico Madridi në renditjen tabelare dhe presionit te skuadra e Simeones për tre pikë të reja kundër Athletic Bilbaos është shumë i madh.
Ky presion bëhet edhe më i rëndë kur dihet se skuadra e Ronald Koeman ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe në rast se e fiton atë do ta parakalonte në vendin e parë, përcjell KosovaPress.
Athletic Bilbao dhe Atletico Madridi ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje:
Athletic Bilbao: Simon, Capa, Nunez, Martinez, Balenziaga, Berenguer, Garcia, Vencedor, Morcillo, Villalibre, Sancet
Atletico Madrid: Oblak, Trippier, Savic, Felipe, Lodi, Carrasco, Herreira, Koke, Saul, Llorente, Correa/KP