Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar.
40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime, njofton QKUK.
“Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim.

