Përfaqësueset e Grupit B të cilat kanë zbarkuar në Prishtinë për ndeshjet e mbetura kanë filluar stërvitjet e para.
Si pjesë e protokollit antiCOVID-19 dhe për rrjedhje sa më të sigurt të procesit, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka gjetur përkrahje nga Worksense për regjistrimin e hyrjeve/daljeve të pjesëmarrësve përmes aplikacionit të tyre.
Të gjithë anëtarët e stafit që do të hyjnë dhe dalin nga Hoteli “Four Points by Sheraton Prishtina City” do të regjistrohen.
Ndryshe, nga 15-20 shkurt, Prishtina (përveç Kosovës) do të mirëpresë edhe Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun, në dritaren e tretë të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, njofton FBK. /KosovaPress