Në oborrin e spitalit në Ferizaj bie një lis, dëmtohen disa vetura

- in Lajme

Si pasojë e ndryshimit të motit dhe erërave të forta, është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit të Ferizajt.

Nuk raportohet ende për ndonjë të lënduar, si pasojë e rënies së këtij lisi, por janë dëmtuar disa vetura.

Kujtojmë se të hënën një person ka humbur jetën në komunën e Prishtinës pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore.

/GazetaSinjali/