Një monedhë 2 euroshe po shitet me çmim 31 mijë euro në Mitrovicë.
Kjo pasi ajo ka diçka më të veçantë sesa monedhat e zakonshme, shkruan “Jepi zë”.
Ajo ka një shkronjë “s” në njërin nga yjet në pjesën e prapme të monedhës.
Personi që e ka vendosur në shitje thotë se i ka dy lloje prej saj dhe se në botë nuk janë më shumë se 300 të tilla.
“Shitet monedha 2 euro orgjinal me defekt me germen (s) ne yll shum e veqant shum e rrall ne kosovë kjo nuk mund te gjindet per shkak se ne krejt boten nuk ka ma shum se 300 copa qmimi i saj osht marramendse shkon deri 80 mij euro ne vendet e jashtme e shes ma lir per shkak se i kom dy ksi lloje”, shkruan pronari i monedhës në Merrjep.