Në mëngjes vetëm 1 gradë Celsius, gjatë ditës rriten temperaturat

- in Lajme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, raporton Gazeta Sinjali.

Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 1 gradë Celsius, por ato maksimale pritet që gjatë ditës të shkojnë deri në 20 e 21 gradë Celsius.

Gjatë natës shtohen vranësirat, me mundësi për riga lokale shiu, ndërsa të enjten do jetë mot i kthjellët, por me rënie të temperaturave.

Temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme nga dita e diel deri në 22C.

/GazetaSinjali/