Krahasuar me Kosovën, në vendin e Bashkimit Evropian, Kroaci, çmimet e derivateve të naftës janë të ulëta.
Ndonëse javën e kaluar u paralajmërua se çmimet e benzinës dhe naftës në Kroaci mund të arrinin deri në gati 16 kuna (rreth 2.10 euro për litër), ato nga sot janë pak më të ulëta.
Megjithatë, në një mbledhje të Qeverisë kroate të hënën u morën vendime për ta mbajtur çmimin e karburanteve në nivele të ngjashme me javën e kaluar. Qeveria kroate ka vendosur gjithashtu që çmimet e karburanteve të mos ndryshojnë më çdo të martë, por çdo dy javë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.
Ndërkohë çmimi i naftës në pompat e derivateve në Kosovë ka arritur vlerë rekorde, prej 1,82 centë. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga një pompë e derivateve.