NË ENKLAVA, SERBĒT FESTUAN ME KËNGË NACIONALISTE KRISHTLINDJET ORTODOKSE(V)

- in Lajme

Përveç komunave veriore, edhe në enklava, serbët e Kosovës kanë festuar krishtlindjet me  prani të elementeve nacionaliste serbe.

 

Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë dhe Hoçë të Madhe të Rahovecit serbët lokalë festuan krishtlindjet ortodokse duke kenduar te dehur e duke ndezur zjarre.

Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen pamjet skandaloze ku ata të organizuar dhe në turma po festojnë me parulla ‘’Nuk ka dorëzim’ (për Kosovën)’, ‘’Kosova është zemra e Serbisë’’.

Me rastin e kësaj feste ortodokse, Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, kësaj radhe Qeveria e Kosovës ia kishte lejuar hyrjen në vend. Por, pikërisht në Prilluzhë, ku ai ishte ne njërën nga vizitat, u shfaqën ambiciet nacionaliste serbe.

Përndryshe, çdo 7 janar, e gjithë bota ortodokse feston krishtilindjet ortodokse.