“Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin. Thirrke njerëz në telefon”: Videoja e bisedës mes asamblistëve të VV-së në Prishtinë

- in Lajme

Tension e përplasje mes asamblistëve të Vetëvendosjes ka pasur sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga aktivistët e ‘rryer’ të Vetëvendosjes.

Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla.

Nacionale ka siguruar një video ekskluzive e ku dëgjohet biseda mes tyre. Aty përmendet emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.

VIDEO KËTU

Egzon Azemi, që tash më nuk është as asamblist në Prishtinë, e pyet Berat Lahun nëse e kanë kërcënuar me burg. Kjo pasi Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, kishte qenë i arrestuar për rastin Brezovica.

“Nëse të kanë kërcënu me burg, kallxo Për qita po t’bojnë presion”, dëgjohet teksa i thotë Egzon Azemi-Berat Lahut.

O Egzon, unë e kam vujtë, e kam kry..”, përgjigjet Lahu.

Pjesa më e rëndësishme është kur Lahu kërkon të di më shumë për bisedimet që janë bërë për Badovcin.

“Kur m’i kallxoni negociatat, kur m’i kallxoni negociatat për Badovcin, tani… S’ki nevojë… (nuk kuptohet). E mbroj veten. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin. O s’munet me m’shantazhu mu kërkush. As ti as kërkush. Se ti e bon, se qekjo shantazh osht”, dëgjohet teksa thotë Lahu.

Egzon Azemi e mohon se është duke e shantazhuar Lahun, megjithatë ky i fundit e pyet nëse ka qenë interes i qytetarëve me i dhanë 50 milionë euro komunës.

“Interesi i popullit u kanë me ia jap 50 milionë komunës të Prishtinës a? (Nuk kuptohet)”, thotë Lahu.

Dhëndri i Liburn Aliut flet për një hajni në Badovc në emër të kryeministrit Kurti.

Në emër të Albin Kutit janë vjedhë edhe për Badovcin. Në emër të Albin Kurtit jam shantazhu. A e nive çka tha? A e nive çka tha? A e nive çka tha? Ti je dëshmitar (…nuk kuptohet)”, dëgjohet teksa thotë Lahu.

“Qe ku o ky zotnia që e votojke Badovcin. Dilke në foltore (nuk kuptohet), e ka negociu. Pse kena nejtë, pse kena nejtë qitu? Në emër të Albinit ia ke dhanë 50 milionë. Ti i ke dhanë, ti, ti, ti (nuk kuptohet). Albin Kurti i thirrke njerëzit në telefon (nuk kuptohet) Dil sqarone atje 50 milionëshin… O Egzon lej këto farë sendesh, a keni marrë masa që e ka votu këto? Mos më bon presion”, thotë Lahu.

Këto janë disa nga pjesët të cilët dëgjohen, nga biseda e ashpër mes asamblistëve të VV-së. Edmond Azemi në anën tjetër, qëndron i heshtur gjatë gjithë kohës.

Seanca e sotme eskaloi kur asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, eskaloi duke shkulur mikrofonët.

Kjo nxiti reagime të shumta në Kosovë./Demokracia