Numri i njerëzve që vuajnë nga një variant më ngjitës i koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Britani, po rritet në Danimarkë, raportuan autoritetet sot, duke iu referuar të dhënave paraprake.
Në javën e parë të shkurtit, 27 për qind e rasteve pozitive materiali gjenetik i të cilave u analizua kishin variantin B117, krahasuar me 20 për qind të javës së kaluar, sipas një raporti nga Instituti Shtetëror i Serumit (SI).
Numri riprodhues i variantit të ri, i cili tregon shkallën e transmetimit të virusit nga një person, është 0.99 për qind, tha Instituti Shtetëror i Serumit, që do të thotë që virusi aktualisht është në rënie të lehtë./KosovaPress