Mbrëmja e së martës ishte tragjike për 32-vjeçarin Arlind Ibrahimi. Ai u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir).
Pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes doli edhe Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitet policore posa morën informatën se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Kalabria, dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali mëson se gjatë kontrollit të vendit se ku ndodhi ngjarja, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar edhe substancë të dyshuar narkotike.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 32-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nga hetuesit është intervistuar edhe shoku i Arlindit, i cili ndodhej në banesë me 32-vjeçarin dhe që ka njoftuar Emergjencën se këtij të fundit i nevojitet ndihmë mjekësore.
Arlind Ibrahimi ishte muzicient i njohur nga qyteti i Gjilanit.
Ky është 30-vjeçari i cili e kërcënoi policin “Ka me ta q* familjen, një nga një ka me iu pre”
/GazetaSinjali/