Ndodh dhe kjo: Në Suharekë dy arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie

- in Lajme

Në fshatin Mushtisht të Suharekës dy arinj janë kapur nga kamerat e sigurisë duke hyrë në oborrin e një shtëpie të këtij fshati, shkruan Gazeta Metro.


Video është bërë publike nga kryetari i këtij fshati.

Ai më tutje në postimin e tij në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

Ndër të tjera ai u kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e duhura me qëllim shmangien e rrezikut prej kafshëve të egra./gazetametro.net