Ndezet alarmi, i jepet urdhër Evropës rreth idesë për ndryshimin e kufijëve

- in Lajme

Ata thonë se deklarimet e BE-së, se mund të përkrahin një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë shqetësuese, ndërkohë thonë se një marrëveshje e mundshme për ndryshim kufijsh mund të keqpërdoret nga politikanët nacionalist.

Në një letër të hapur drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri, Federica Mogherninit, tre ish-diplomatët e lartë evropianë, Calr Bildt, Paddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling, kanë ngritur alarmin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë do të thellojë konfliktet në rajon dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë.