Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar me veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 260.2 gram.
Gjatë kontrollimit, në trupin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një qese me bari që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 0.8 gram.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KP