Ndalohen 12 persona për keqpërdorim i pozitës zyrtar dhe marrja të ryshfetit

- in Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas prokurorisë, në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Marrja e ryshfetit “dhe “Dhënia e Ryshfetit”, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet të aplikohen masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Kurse, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër (4) qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj. /KP