Ndalja e pagave, edhe Ministria e Ekonomisë kërkon listën e zyrtarëve që janë në grevë

- in Lajme

Sot ka nisur greva e përgjithshme e punëtorëve të institucioneve publike në Kosovë. Ata i janë bashkuar thirrjes për grevë të thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), raporton Gazeta Sinjali.

Por grevistët po përballen me ‘kërcënime’ nga Qeveria, të cilët po paralajmërojnë se do t’i pezullojnë ata nga pagat.

Pas kërkesës për listën e punëtorëve që i janë bashkuar grevës nga Ministria e Financave, një tjetër e tillë është bërë edhe në ministrinë e Ekonomisë.

Zëvendësekretarja e Përgjithshme e kësaj Ministre, Leonita Shabani-Mullarama, ka kërkuar nga ana e grevistëve që t’i dorëzohet asaj lista e punëtorëve që janë në grevë.

Në e-mailin që ka siguruar Nacionale, Shabani ka thënë se lista nuk po bëhet për të penguar grevën, por vetëm si evidencë e zyrtarëve që janë në grevë.

/GazetaSinjali/