Ndahet nga jeta stomatologu kosovar, Beqir Lupçi

- in Lajme

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta stomatologu kosovar, Beqir Lupçi, specialist i Ortodoncisë.

Lupçi vdiq sot në moshën 84-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për vdekjen e tij thuhet se Lupçi ka udhëhequr Klinikën dhe Katedrën e Ortodoncisë në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Hasan Prishtina” deri në pensionimin e tij në vitin 2004.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 14.06.2022 në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës.

/GazetaSinjali/