Ndahet nga jeta aktori legjendar i “Harry Poter”

- in Kult

Aktori legjendar skocez i “Harry Potter” dhe “Cracker”, Robbie Coltrane ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, pasi luftoi rreth dy vite me sëmundjen e tij. Lajmin për humbjen e tij e ka konfirmuar agjenti i aktorit si dhe familja e tij.

Robbie Coltrane ishte aktori që e interpretoi Hagrid-in, një personazh ikonik i serialit “Harry Potter”.

Ai ka lënë pas dy fëmijë dhe mbante vlerësimin e OBE- Officer of the British Empire, që është një ndër vlerësimet më të larta që mund të marr dikush në Mbretërinë e Bashkuar.

/GazetaSinjali/