Agjencia hapësinore amerikane ka publikuar një imazh mahnitës të dërguar nga roveri i saj Perseverance, që tashmë po qëndron mbi tokën marsiane. Ajo tregon robotin që i drejtohet terrenit, të enjten, gjatë uljes dhe është marrë nga anija që e lëshoi roverin në sipërfaqe.
Perseverance ka një sasi të madhe të dhënash në bankën e saj të memories, që gradualisht do të nisë të shkarkohet në tokë. Mes fotove të tjera, është edhe një pamje nga një satelit, që fikson roverin me parashutë, në fazën e zbritjes. Nasa premton akoma më shumë imazhe në ditët e ardhshme. Mes tyre do të ketë edhe imazhe filmike të marra gjatë hyrjes, zbritjes dhe prekjes së tokës, përfshirë audion, raporton TCh.
Perseverance është dërguar në një krater afër ekuatorit të marsit, i njohur si Jezero, ku do të kërkojë për shenja të një jete të shkuar mikrobiologjike.
Për vetë ekspertët e NASA-s, imazhet e robotit që ulet në mars, do të bëhen një imazh ikonik në historinë e eksplorimit të hapësirës. Ata thonë se Perseverancë do të jetë në gjendje të mirë, ndërkohë që ata po nisin gradualisht programimin e sistemeve të tij. Sidoqoftë, foto akoma më mbresëlënëse do të mbërrijnë javën e ardhshme, kur Perseverance të ketë ngritur mashën e saj të navigimit dhe ti bëjë funksionale kamerat e saj./KosovaPress