Napoli mposht Milan, zbehen shpresat e “rossonerëve” për titull

- in Sport

Derbi në San Siro” ndërmjet Milan dhe Napolit ka përfunduar me fitoren e mysafirëve.

“Rossonerët” pësuan humbje 1:0 në shtëpi kundër skuadrës së Gattusos, me golin e Mateo Politano, në minutën 49’, përcjell KosovaPress.

Me këtë humbje, shpresat e Milanit për titullin e “Scudettos” janë zbehur, ku pas 27 ndeshjeve gjenden në pozitën e dytë, nëntë pikë më pak se rivali i qytetit dhe lideri i tabelës, Interi.

Në anën tjetër, Napoli ngjitet në kuotë e 50-të pikëve dhe pozicionohet i pesti në tabelë, dy pikë larg vendit të katërt, Atalantas.KosovaPress