Napoli e ka mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22 në Serie – A e cila u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” të shtunën.
Fitoren e skuadrës së Gennaro Gattusos e siguroi goli i Lorenzo Insignes nga penalltia në minutën e 31’ nga pika e penalltisë, përcjell KosovaPress.
Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe pati një paraqitje dinjitoze përballë Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas.
Kjo humbje është një goditje e rëndë për Juventusin në luftën për titull pasi tani ka mbetur shtatë pikë prapa Milani e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe luan sonte kundër Spezias./KosovaPress