Shkodran Mustafi ka ndarë rrugët me Arsenal teksa me kontratën që përfundonte në qershor, palët kanë vendosur që me marrëveshje mbrojtësi të jetë i lirë para kohe. Kështu, për futbollistin me origjinë shqiptare ka pasur interesim nga disa klube të Serisë A, teksa Mustafi në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e elitës italiane duke u aktivizuar për Sampdorian.
Megjithatë, së fundmi për 28-vjeçarin është shfaqur një mundësi e re. Bëhet fjalë për Liverpul, teksa trajneri Jurgen Klop po vuan në qendër të mbrojtjes nga dëmtimet e Van Dajk dhe Matip, transmeton “Vip Sport”.
Ndaj, kampionët në fuqi të Anglisë pritet të futen në negociata me Mustafin dhe e ardhmja e mbrojtësit mund të jenë sërish në nivele të larta. /RTK