SHARE:
Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje të ngadalësuar ekonomike. Ani, pse sipas Qeverisë aktuale, ekonomia e vendit ka shënuar progres me një rritje mesatare prej 7.9 për qind, ndonëse kjo rritje nuk po konsiderohet reale nga themeluesi i Institutit për Kërkim Zhvillimor “Riinvest”, Muhamet Mustafa. Sipas tij, me rënien e investimeve dhe e eksportit, ka bërë që vendi të ketë rritje të ngadalësuar ekonomike.
Duke folur për faktorët që kanë goditur ekonominë e vendit, ai vlerëson se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës, duhet të hiqen sa më shpejtë, për çfarë thotë se qeveria duhet të koordinohet me aleatet ndërkombëtar sa më shumë.
Mustafa në një intervistë për KosovaPress kërkon nga qeveria të lehtësojë me masa të ndryshme aktivitetet e bizneseve, e po ashtu në këtë drejtim të përmirësohet imazhi i vendit në mënyrë që të kemi më shumë investime të huaja.
Sa i përket klimës së të bërit biznes, Mustafa thotë se pavarësisht premtimeve të qeverisë në këtë drejtim, ende nuk shihen rezultate konkrete sa i përket heqjes së barrierave në këtë drejtim.
Mustafa thotë se ende vendi përballet me probleme në arsim, shëndetësi e të tjera. Sipas tij, ka nevojë që qeveria të bazojë vendimet e veta në një evidencë më të mirë profesionale, shkencore e kërkimore, e po ashtu të krijojë një bashkëpunim me institucionet arsimore. Ndërsa, shqetësuese mbeten edhe masat e BE-së ndaj Kosovës tash e një kohë të gjatë. Mustafa derisa thotë se këto masa janë të padrejta, ai vlerëson se nevojitet me shumë koordinim nga qeveria me aleatët ndërkombëtar.
Kujtojmë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian janë vendosur vitin e kaluar si pasojë e mos përmbushjes së kërkesave të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
/Demokracia