Mustafa kërkon lirimin e krerëve të UÇK-së: Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara për luftën e drejtë

- in Lajme

Ish-Komandantii i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka kërkuar që ish-krerët e UÇK-së dhe shtetit të lirohen në procedurë të rregullt dhe të kthehen në atdhe, pasi sipas tij, Gjykata Speciale u themelua nën presion të vendeve të errëta të bllokut politike, tëcilit i printe Rusia.

“UÇK për shkak të kauzës së drejtë për çlirimin e Kosovës nga makineria vrastare serbe ka fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, dhe në këtë mënyrë prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë. Ajo arriti që këto politika t’i orientoi kah perëndimi duke u larguar nga blloku ruso-sërb dhe ai i lindjes.”, tha ai.

Mustafa foli edhe për fushatën kundër UÇk-së që nga paslufta.

“Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më substanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës. Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bllokut ruso-sërb dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në vend te Kryeministrit!

Të lirohen me procedurë të rregullt dhe të kthehen në atdhe mbi premisat e së vertetës se vendimi për themelimin e giykatës u bë nën presion të vendeve të bllokut të erret politik dhe ushtarak që i printe Rusia.
UÇK dhe e vërteta!

Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara për luftën e drejtë të UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…

UÇK për shkak të kauzës së drejtë për çlirimin e Kosovës nga makineria vrastare serbe ka fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, dhe në këtë mënyrë prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë. Ajo arriti që këto politika t’i orientoi kah perëndimi duke u larguar nga blloku ruso-sërb dhe ai i lindjes.

Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, nëse analizohet në një paralele me historikun e luftërave për liri, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare.

Këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet për të ndalur gjenocidin dhe për të vendosur demokracinë, arritën të paralizojnë forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.

Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.

Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më substanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bllokut ruso-sërb dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…/Demokracia