Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor. Ai tha se shefi i KEK-ut ishte arrestuar për kontratat njëburimore.
“Në qeverinë e tyre janë 209 milionë euro pa përfshirë tenderët për rezevrat shtetëore që kanë përshkruar kinse si secret shtetëror. Adnan edhe Vetëvendosje, keni harru që kryeshefi që e keni emëru është arrest për shkak të tenderëve njëburimor.
“Edhe zyrtar i Vetëvendosjes a çka e keni pasë në parti, është arrest për tenderë njëburimor.”
“Po silleni në rrethin e ngushtë në KEK e po na folni neve për korrupsion”, tha Mustafa./Demokracia