Mustafa ‘degjeneron’ Muratin: Magjistër i Ekonomisë e as matematikë të klasës së tretë s’je ka din

- in Lajme

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Ministër i Financave, magjistër i Ekonomisë, mos me dit matematikë të klasës së tretë se si llogaritet marzha gros e fitimit. The shitet 2.65, koston e ka 1.45 dhe the se margjina gros është 90 për qind. As matematikë të klasës së tretë s’je ka din”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se “nuk e merr seriozisht Muratin” derisa t’i publikojë listën e top 50 përfituesve të subvencioneve të energjisë.

Ai tha se vaji, nafta, sheqeri janë shtrenjtuar “që prej kur kanë ardhë në pushtet”.

/GazetaSinjali/