Sot ka filluar Asambleja e Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.
Në mesin e pikave për diskutim është edhe ai për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është e bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet.
“E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!
Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.
/Demokracia